Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në Vitomeric të Pejës, ku një person është lënduar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 20:10, në Vitomeric ka ndodhur një aksident, ku kanë qenë të përfshirë katër vetura. Një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet kompetente”, tha Gashi.
Tutje, ai bëri të ditur se pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Pejës, i lënduari është liruar./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës