Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së enjtes në rrugën “UÇK” në Pejë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa nga përplasja janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera të parkuara në afërsi.
Zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ai ka shtuar se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar për tretman mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.
Ndërkohë, njësia e trafikut ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...