Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor (fsh Kçiq), ku të përfshira ishin dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të marra, në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar.
Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.
“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal”, njofton policia.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, ndërsa, policia vazhdimisht po apelon të gjithë pjesëmarrësit e trafikut për kujdes të shtuar në komunikacion./arbresh.info/
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...