Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit, ku një grua ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë” , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë. Ekipe të policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra”, tha ai.
Veseli bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po e heton rastin
Gjithashtu, Veseli tha se për të gjitha veprimet e policisë është njoftuar prokurori i shtetit./Arbresh.info/
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen
Përparim Rama pret sot Dafina Zeqirin, do t’i dhurojë “Hyjne...
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot