Të shtunën në mbrëmje ka ndërruar jetë një shtetas shqiptarë i Maqedonisë si pasojë e një aksidenti të trafikut me fatalitet.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Trudë, ku kanë qenë të përfshira një automjet me tabela të huaja si dhe një automjet transportues me tabela vendore.
Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një shtetas i Maqedonisë, kurse një tjetër është dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes, njofton policia në raportin 24 orësh, transmeton Syri.net Kosova
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s