Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshati Qungur të Pejës.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime. Fatkeqësisht, mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërës prej viktimave, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, tha Gashi. /Arbresh.info
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?