Katër persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik që ka ndodhur sot në magjistralen Deçan-Pejë, konkretisht në fshatin Raushiq.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduar janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor.
“Rreth orës 07:00 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Raushiq. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të policisë dhe hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë quar deri tek ky aksident./Arbresh.info
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli