Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Hamil të Fierit.
Personi në fjalë është shtetasi Kristjan Thomo dhe dyshohet se aksidenti ka ardhur pasi mjeti me të cilin ai qarkullonte ka dalë nga rruga.
Policia ende nuk ka bërë një reagim zyrtar lidhur me aksidentin, por sipas informacioneve për albeu.com, momentalisht efektivët ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...