Partia e ish presidentit të Kosovës, AKR, është aktualisht më e kërkuara për koalicione parazgjedhore.
Partia e Behgjet Pacollit ende nuk ka vendosur se si do të shkojë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Burime të lajmi.net brenda kësaj partie kanë thënë se aktualisht janë mbledh forumet e partisë dhe po diskutohen format më të mira.
“Më vonë e kemi mbledhjen me kryetar të degë. Jemi duke diskutuar për çdo gjë”, ka thënë një burim i afër me Pacollin.
Sipas tij, sonte ose nesër në mëngjes kjo parti del me qëndrim përfundimtare.
Kohëve të fundit është spekuluar se AKR-ja do të hyjë në koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismës, megjithatë ka pasur zëra se partia e Pacollit mund të shkojë edhe me LDK-në.
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë