Aleanca Kosova e Re mbrëmjen e sotme ka mbajtur një tubim mobilizues me qytetarët e Hajvalisë së Prishtinës.
Në këtë tubim ishin të pranishëm qindra qytetarë ku dëgjuan vizionin dhe idetë e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Islam Pacolli, kandidat i AKR-së për deputet dhe kryetari i Degës së AKR-së në Hajvali ka kërkuar nga anëtarët e AKR-së në Hajvali që të mobilizohen për fitore.
“Sot është një ditë e veçantë, ku ne do të mobilizohemi që të dalë AKR me fitore bindëse. Ma shumë se kurrë. Pjesëmarrja e shumtë e qytetarëve dëshmon se ata kanë shpresë tek AKR”.
“Dua të falënderoj përzemërsisht Forumin e Rinisë, e ata që janë më punëtorë se çdo kush tjetër është Forumi i Gruas, të cilat janë shumë aktiv”, tha Pacolli në fjalën e tij para të pranishmëve.
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, njëherësh edhe kandidat për deputet i AKR-së tha se AKR dhe Behgjet Pacolli nuk kanë ardhur të marrin nga qytetarët e Kosovës, por kanë ardhur për të dhënë.
“Ne kemi shumë arsye ti themi qytetareve të na votojnë. Ne nuk kemi ardhur t’ marrim diçka qytetarëve apo shtetit të Kosovës, por jemi ardhur për të dhënë diçka”, tha ai.
Ai ka thënë se këtë pushtet e qojnë në shpi vetëm njerëzit punëtorë.
Sekretari i AKR-së Vesel Makolli ka thënë se Kosova nuk e meriton këtë qeverisje por meriton një qeverisje siç do ta bëjë AKR me Behgjet Pacollin.
“Është një kënaqësi e veçantë që punën tonë 1 vjeçare, ne ristrukturimin e partisë ku kemi themeluar mbi 110 degë dhe shume forume të rinisë. Kjo është shumë e madhe kur këtë punë po e finalizojmë me fitore me 11 qershor. Çdo ditë janë bashku qytetarët ku e kanë pa që përmes Behgjet Pacollit mund të arrijnë shumë. Kosova nuk e meriton këtë qeverisje, andaj ta zhvillojmë Kosovën dhe ta shpiem përpara me AKR-në dhe Behgjet Pacollin” tha Makolli./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1423520071046414/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...