Në kuadër të konsolidimit të Degëve të partisë, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot dy Kuvende Zgjedhore, fillimisht në Kllokot dhe pastaj në Deçan.
Kuvendi Zgjedhor i Degës së AKR-së në Kllokot, u mbajt në prani të një numri të madh të anëtarësisë së partisë në këtë degë. Në Kuvend morën pjesë edhe mysafirë të shumtë nga strukturat qendrore të partisë.
Kuvendi Zgjedhor i degës së AKR-së në Kllokot u mbajt në prani të 92 delegatëve, të cilët me shumicë votash zgjodhën strukturën udhëheqëse të Degës, me kryetar Nehat Rexhepi, nënkryetarë Valdet Fejza e Relmond Misini, sekretar Klodian Rashiti si dhe Kryesinë prej 11 anëtarësh.
Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti Koordinatori i Zgjedhjeve në Aleancën Kosova e Re, Vesel Makolli, i cili tha se themelimi i degës Kllokot, është dëshmia më e mirë që AKR është duke u shtrirë dhe fuqizuar në tërë territorin e Kosovës. “Me AKR-në Kosova fiton zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe shtet të së drejtës”, ka thënë Makolli.
Aleanca Kosova e Re më pas ka mbajtur edhe Kuvendin e degës në Deçan, ku të pranishëm ishin 140 delegatë dhe dhjetëra mysafirë.
Kuvendi me shumicë votash, Kryetar të degës së AKR-së në Deçan, zgjodhi Shkumbin Bozhdarajn.
Kryetari i sapo zgjedhur, duke i falënderuar delegatët, u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë qytetarët e Deçanit, për ta ndërtuar një perspektivë më të mirë për këtë Komunë.
Kuvendi më pas zgjodhi edhe nënkryetarët Arlinda Demëukaj e Ali Balaj, sekretarin Kreshnik Dervishi si dhe 11 anëtarë të Kryesisë.
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës