Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli sot ka vizituar komunën e Vushtrrisë ai është takuar me strukturat e degës së AKR-së në këtë komunë, shkruan Arbresh.info
Ai tha se me ardhjen në pushtet të koalicionit LDK-AKR mirëqenia e qytetarëve do të ndryshojë, Pacolli ka shpalosur edhe një pjesë të programit ekonomik për zhvillimin e Kosovës .
” Vazhdoni të shpresoni se Kosova do të ndryshoj kështu nuk mund të ecë përpara ne bashkë me ju do ta ndryshojmë Kosovës, do ta bëjmë Kosovën një vend që e donë rinia e saj, kemi një program të zhvilimit ekonomik”, është shprehur kreu i AKR-së.
gjithashtu është kërkuar nga qytetarët që të mos shitet vota.
Pacolli nuk la pa kritikuar as qeverinë e Kosovës, ministrat e deputetë të cilët rrinë në sallë vetëm kur ka rritje pagash.
“Deputetët rrinë në Kuvend vetëm kur ka rritje pagash, e jo kur ka të votohet ndonjë ligj për qytetarët, ata kanë interes të punojnë vetëm për interesa familjare jo të qytetarëve, shpresoj që qytetarët do t’i thonë jo këtyre që e shkatërruan Kosovën”.
Që Kosova të ndryshojë duhet vota, ka përfunduar Pacolli në Vushtrri./Arbresh.info/

A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim