Aleanca Kosova e Re, dega në Ferizaj, sot ka mbajtur takimin me strukturat e degës, në të cilin u rikonfirmuar që AKR në Ferizaj mbetet e unifikuar dhe e fuqishme.
Gjatë këtij takimi, koordinatori i degës, Ibrahim Hyseni, deklaroi që Aleanca Kosova e Re, dega në Ferizaj, është e gatshme për këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Ai po ashtu ka kërkuar angazhim shtesë nga strukturat e degës, dukepërfshirë kryesinë e degës, forumet brenda partisë dhe nëndegët në fshatrat e Ferizajit.
Koordinatori Hyseni ka njoftuar po ashtu që dega është unike dhe e kompletuar me struktura, kështu nuk ka nevoj për zgjedhje të brendshme, kurse dy pozitat e lëna bosh në kryesi do të plotësohen pas procesit zgjedhor për kuvendin e Kosovës.
Nga niveli qendror strukturat e degës së AKR-së në Ferizaj, i përshendeti koordinatori i shtabit zgjedhor, Selim Pacolli, i cili ka falënderuar degën për kontributin e dhënë në fuqizimin e vlerave liberale në Ferizaj.
Ai po ashtu ka njoftuar degën me aktivitetet e partisë në nivel qendror si dhe me përgatitjet që po bëhen në kuadër të procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Ditëve në vazhim koalicioni AKR-NISMA do të prezantojnë programin e tyre politik për zhvillimin e vendit, program ky i cili do të jap zgjidhje për problemet e mëdha që ka sot Kosova dhe qytetarët e vendit, duke përfshirë edhe komunën e Ferizajit.
Në takimin me strukturat e degës së AKR-së në Ferizaj morën pjesë përfaqësues nga kryesia qendrore e partisë, duke përfshirë sekretarin e partisë, Vesel Makolli, koordinatorin e shtabit zgjedhor, Selim Pacolli, kryetarin e kuvendit të partisë, Fatmir Matoshi, deputetin, Islam Pacolli, shefin e kabinetit të zv/kryeministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj, e zv/ministrat Shkodra, Selmani e Avdullahu. /arbresh.info/


Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...