Aleanca Kosova e Re në Mitrovicë ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kandidati i AKR-së për Mitrovicën, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook, duke thënë se qeverisjen një vjeçare kanë vendosur ta vazhdojnë edhe për katër vitet e ardhshme.
“Sot së bashku me kryetarin e VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, e nënshkruam marrëveshjen për koalicion qeverisës për komunën e Mitrovicës.Me VV-në bashkëqeverisim prej një viti dhe këtë bashkëpunim të sinqert dhe shumë të suksesshëm vendosëm ta vazhdojmë edhe për katër vite, duke i dhënë Mitrovicës qeverisje me duar të pastra dhe garanci të mos kthimit të krimit dhe korrupsionit, e cila i ka karakterizuar qeverisjet komunale paraprake”, ka shkruar ai.
Më tej ai ka falënderuar VV-në duke thënë se me qeverisjen e përbashkët nuk do t’i lënë të kthehen ata që e kanë ndarë dhe shkatërruar Mitrovicën.
“Unë e falënderoj VV-në të cilën e kam pasur çdo herë në mendje dhe në shpirt, sepse këta gjithmonë kanë punuar në të mirë të qytetarëve. Po ashtu i vlerësoj dhe falënderoj për punën që e kanë bërë deri më tash në komunë dhe prapë jemi vendosur t’i dërgojmë proceset përpara. Me qeverisjen tonë të përbashkët nuk do t’i lëmë të kthehen ata që e kanë ndarë dhe shkatërruar Mitrovicën”, ka shtuar ai.
Ndryshe, AKR dhe LVV kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni gjatë ditës së sotme edhe në Prishtinë.

Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi