Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka organizuar aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e saj, për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Veton Hajdini Kryesues për media dhe marrëdhënie me publikun, ka thënë se ky është viti i pestë qe AKP dhuron gjakë për nevoja të Qendres Kombëtare të Transfuzionit.
“Ky është viti i pestë më radhë që Agjencia Kosovare e Privatizimit i bashkëngjitet për të dhuruar gjak.
Zyrtarët e AKI-së këtë vit kanë shprehur gatishmëri për të dhuruar gjak ne këtë aksion vullnetar dhe humanitarë”, tha ai.

Gjithashtu, Labinot Leka, Auditor i Brendshëm në AKP, thotë se është ndjenjë e veçant kur dikush buzëqesh nga gjaku yt.
“Jom i shumë i lumtur që jom pjese e këtij aksioni, sepse është ndjen e veçant që dikush buzëqesh nga gjaku yt. Un zakonisht dy herë në vit jam dhurues i gjakit”, tha ai./arbresh.info/
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...