Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin e sotëm ndër të tjera për seancën e ardhshme plenare në pikën 5 (pesë) të Rendit të Ditës ka vendosur që të debatoj lidhur me “Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021”.
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës vlerëson se KRM “Pastrimi” Sh.A. është Ndërmarrje Publike Lokale dhe shqyrtimi i Raporteve të auditimit të saj bëhet në organet dhe strukturat komunale e jo në Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Ndërmarrjet Publike Lokale i përgjigjen vetëm Komisionit Komunal të Aksionarëve, të cilët i përgjigjen pastaj institucioneve Komunale.
Po ashtu, në bazë të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, KRM “Pastrimi” është në pronësi të komunave sipas përqindjes së aksioneve si është përcaktuar me ligj, përkatësisht në Statutin e kompanisë.
Bordi i AKK-së vlerëson se ky veprim është ndërhyrje direkte e institucioneve qendrore në kompetencat dhe detyrat e nivelit lokal.
Në këtë mënyrë, Kuvendi i Kosovës me apo pa vetëdije, me theks të veçantë, po shkel mbi Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
Andaj është momenti i fundit që institucionet qendrore, në këtë rast Kuvendi i Kosovës të trajtoj tema që nuk kanë të bëjnë me nivelin qendror por që janë çështje të nivelit lokal, Komunave me këtë rast./Arbresh.info/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...