Ish-ushtarja e UÇK-së, Aida Dërguti, ka folur për statuset e ministrit Hekuran Murati, duke thënë se kjo mund të jetë një edukatë brenda familjes, apo se sipas saj, nuk ka njohuri fare rreth ngjarjeve të asaj kohe.
Ish-deputetja po ashtu tha se prej fillimit të Qeverisë Kurti 2, janë parë shumë deklarata anti-UÇK.
“Murati është një ekonomist i dobët, kemi një qeverisje, e cila krenohet me drejtshkrimin, mirëpo këta kanë probleme logjike”, tha Dërguti në Info Magazine të Klan Kosova.
“Ky njeri, i cili më 2016, bën një shkrim të tillë, më 2021 i merr 41 mijë e 274 vota, pra kemi shumë Hekurana dhe ky mendoj se është plotësisht i cekët në dijeninë e tij edhe për ekonominë”.
“Sipas mendësisë së Hekuranit, nëse kjo llogaritet se sa po na kushtojnë, po të ishte ky Hekurani vendimmarrës para luftës, ky nuk do ta niste luftën fare, sepse do të ishte kosto shumë e lartë”, u shpreh Dërguti.
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...