Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u takua me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi të Republikës së Shqipërisë me të cilin biseduan për fusha që janë në interes të përbashkët, si dhe lidhur me zhvillimet e fundit politike në të dy vendet.
Kryetari Ahmeti, në këtë takim miqësor, e njoftoi ministrin Çuçi edhe lidhur projektet e Komunës së Prishtinës, sfidat dhe reformat të cilat planifikohen të realizohen gjatë këtij viti.
Nga ana tjetër, Çuçi e informoi kryetarin Ahmeti për reformat territoriale në Shqipëri, pasi siç u shpreh ai, prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare do të jetë rishikimi i ndarjes administrativo-territoriale, duke synuar konsolidimin territorial të njësive vendore të nivelit të parë dhe nivelit të dytë.
Në fund të këtij takimi, Ahmeti dhe Çuçi shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në fusha që janë me interes të përbashkët./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...