Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj PDK-së e cila sot mungoi në vazhdimin e seancës konstituive që duhej të fillonte në orën 15:00. Kjo shkaktoi shtyrjen e seancës për ditën e nesërme.
PDK, në anën tjetër, sapo përfundoi një konferencë për media ku anëtari i saj Blerand Stavileci njoftoi se nuk do të marrin nesër pjesë në seancë, çka e bëri Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes të reagojë, shkruan Indeksonline
Ahmeti ka thënë se PDK-ja po bëhet horë dhe po akuzon për presione tek deputetët vetëm pse nuk i kanë numrat.
“Me i hup zgjedhjet, mos me i pas 61 deputet, me kqyr me ta kontrabandu ndonjë deputet pa u mbajt asnjë seancë me kush e di çfarê oferta, mos me ardh në seanca, me blloku institucione e me të akuzu që po bën presion në deputetët që janë të subjekteve tjera veç PDK. Nuk e di qysh po kanë ftyrë me dal nëpër konferenca. Kjo ështê qesharake edhe për ta . #ubonëthorr”, ka shkruar ai.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...