Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një konferencë për medie pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave në kryeqytet ka thënë se nuk do të lejojnë që një asnjë mënyrë të shtrembërohet vendimi i qytetarëve.
Sipas tij, PZAP sot ka marrë një vendim krejt duke u bazuar në një ankesë të LDK-së , e që sipas së cilës thuhet se kërkojmë rinumërim për shkak të rezultatit të ngushtë.
“Në asnjë mënyrë nuk do ta lejojmë që vendimi i qytetarëve të shtrembërohet. Sot PZAP ka marrë vendim krejt duke u bazuar në një ankesë të LDK-së, e cila thotë se bëhet për shkak të rezultatit të ngushë. Nuk e di unë këta si e cilësojnë rezultat të ngushtë kur rezultati nuk ka përfundu”, ka thënë ai.
Ahmeti ka pohuar se ky është rasti i parë në histori që merret për bazë një ankesë e tillë.
“Rasti i parë në histori politike që të merret për bazë një ankesë bazuar në rezultatin e ngushtë pa e ditur se cili është ai rezultat e i cili nuk ka përfunduar ende. Nuk ka as edhe një ankesë të vetmë ndaj rezultatit që kemi”, ka thënë më tutje Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si mund të këkrohet dhe të urdhërohet që të ketë rinumërim pa përfunduar rinumërimi.
“Më e rëndësishme është që si mund të urdhërohet rinumërimi pa përfundu numërimi. Është e çuditshme se si vetëm në komunat ku ka fituar Vetëvendosja të kërkohet rinumërimi”, ka thënë ai.
Kryetari aktual, Ahmeti ka kërkuar nga KQZ-ja,që të vazhdoj me numërimin e votave me kusht dhe votave të diasporës dhe se sipas tij çdo vendim tjetër ëhstë i papranueshëm për ta./arbrsh.info/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...