Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postim në Facebook ka thënë se edhe sot vazhdon koalicioni LDK-PDK në Kuvendin Komunal të Prishtinës me vota të koordinuara mirë mes veti.
“Edhe sot vazhdon koalicioni i udhëheqësisë LDK/PDK në Kuvendin Komunal të Prishtinës me vota të koordinuara mirë mes veti. Edhe sot ata bashkëqeverisin pse bashkëzaptojnë Stacionin e Autobusëve ku kanë vendosur taksa shtesë për qytetarët. Kanë qenë bashkë këto vite dhe vazhdojne të hyjnë bashkë edhe ne zgjedhje. Propaganden e kanë bashkë, e akuzat i bëjnë bashkë”, ka thënë ai.
“Me 22 tetor duhet me ju dhënë përgjigje në zgjedhjet edhe për Kuvend Komunal të pamundësojmë bllokimin e koalicionet në dëm të qytetit tone”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...