Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i është drejtuar opinionit nga selia e kësaj partie duke thënë se kanë fituar në shumë komuna, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Me këtë rast dua t’i përshëndes të gjithë. Këto zgjedhje ishin zgjedhje ku një garë e fortë me konkurrent të shumtë, dhe në këtë rast dua që të shpall fitoren e parë në zgjedhjen lokale, për mandatin e dytë, atë të Fatmir Deharit. Kërçova përsëri do të udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Dua të shpall fitoren në Komunën e Pllasnicës. Gjithashtu fitore për BDI-në është mbarëvajtja e zgjedhjeve pa probleme të theksuara dhe n nivel republike deri tani dukshëm udhëheq BDI-ja. Mendoj se ky do jetë mandati i 11-të për BDI-në. Në pjesën dërmuese të komunave udhëheq BDI-ja. Presim rezultatet që do t’i merrni vesh” tha Ahmeti, kryetari i BDI-së. /Telegrafi/
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...