Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar qytetarët e kryeqytetit, të cilët sipas tij po respektojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës.
Ahemti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot në rrugët e Prishtinës 90 për qind e qytetarëve janë me maska.
Ai, ka thënë se vetëm kështu qytetarët e ruajnë vetën dhe të tjerët.
“Sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 përqind me maska. Falemnderit të gjithëve. Përveç që po e ruani vetën, kjo është kujdes ndaj të tjerëve. Mjekët po rrezikojnë jetën e vet për çdo ditë nga më shumë se 10 orë në ditë, e prej neve kërkohet një maskë. Falemnderit edhe njëherë”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info
Postimi i plotë:
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës