Ahmeti: 8 marsi, dhuratë për 364 ditë tjera diskriminim e dhunë

12:06 | 9 Mars 2016
M. A.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, një ditës pas ditës ndërkombëtare të gruas, 8 marsit ka thënë se kjo ditë është dhuratë për 364 ditët tjera të vitit diskriminim, dhunë e shtypje.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kosova ka nevojë për “burra” feministë dhe rini feministe, si dhe për ngritje të zëri për barazi, pasi që sipas tij, dhuratat e tryezat nuk mjaftojnë.

Lexoni postimin e plotë të Ahmetit në Facebook:

Pas 16 vitesh tryezash te rrumbullakëta, milionave të shpenzuara në trajnime, strategjive të pafundme, dhe ligjeve më moderne për barazi gjinore, Kosova mbetet në festimin absurd të 8 marsit, me dhurata.

Ato dhurata janë blerje e paqes për 364 ditë diskriminim, dhunë, e shtypje. Po harrojmë si duket që për çdo vit po kemi viktima (humbje jete) nga dhuna në familje, që nuk janë pasojë e vetëm “një të çmenduri”, por pasojë e heshtjes kolektive ne fshat e në qytet, pa dallime në moshë kundër diskriminimit të përditshëm.

Kosova ka nevojë për “burra” feministë, për rini “feministe”, për ngritje të zërit për barazi. Tryezat e dhuratat nuk mjaftojnë!

Shpërndaje në rrjete sociale