Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit në Kosovë pritet të sjellin një garë të nxehtë në Prishtinë mes partive politike se kush do ta fitojë mandatin e ardhshëm katër vjeçar për qeverisje të Prishtinës.
Ka qenë kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ai i cili ndonëse nuk e ka mohuar e as pranuar zyrtarisht kandidimin e tij për të parin e Prishtinës, ka përmendur si kandidat të mundshëm, drejtorin menaxhues të VALA-s, Agron Mustafën.
“Dua të potencoj që unë Agron Mustafa, në këto zgjedhjet lokale të parapara të mbahen këtë vit, nuk do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së”, ka thënë Mustafa.
Ai më pas ka pohuar se emri i tij për më shumë se një vit e gjysmë është lakuar si njëri nga kandidatët e mundshëm për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Megjithatë dua të potencoj që unë jam i përkushtuar në punën të cilën aktualisht ushtroj, drejtor Menaxhues i Telekomit të Kosovës, dhe për aq kohë sa të kem mandatin do të mbetem në këtë pozitë”, u shpreh Mustafa.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...