Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjitha institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare për tërheqjen e njëanshme të Odës së Avokatëve të Kosovës(OAK) nga Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili iu mundësonte anëtarëve të AGK-së.
AGK thotë se mbështetet edhe një herë në përkrahjen e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë, organizatave jo-qeveritare, ambasadave dhe zyrave të cilat operojnë në Kosovë./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Pas tërheqjes së njëanshme të OAK-së nga MoU, AGK njofton të gjithë mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë
PRSHTINË, 22.09.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), sot më 22 shtator, i ka njoftuar të gjitha organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare për tërheqjen e njëanshme të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), nga Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili iu mundësonte anëtarëve të AGK-së (gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë), përfaqësim dhe mbrojtje ligjore falas.
AGK mbështetet edhe një herë në përkrahjen e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë, organizatave jo-qeveritare, ambasadave dhe zyrave të cilat operojnë në Kosovë.
AGK nëpërmjet letrës së shqetësimit ka njoftuar: Zyrën e Bashkimit Evropian, Federatën Evropiane të Gazetarëve, OSBE, UNKT, Zyrën e Këshillit të Evropës, ambasadat e akredituara në Kosovë, si dhe të gjitha organizatat jo-qeveritare.
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...