Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret lirimin e kameramanit të “Betimi për Drejtësi”, pas mbajtjes së tij më herët gjatë ditës në Prizren.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se media ku punon Arianit Tahiri ka njoftuar se ai është intervistuar në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa dëshmi si dëshmitare për këtë rast ka dhënë edhe gazetarja e “Betimi për Drejtësi”, Alberta Hashani.
“‘Betimi për Drejtësi” kërkon nga institucionet e sistemit të drejtësisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, që të marrin masa që rastet e tilla të pengimit të punës së gazetarëve dhe kameramanëve mos të përsëriten, pasi që legjislacioni pozitiv garanton ushtrimin e profesionit të profesionistëve të mediave si dhe mbron në mënyrë adekuate pajisjet e punës së tyre. Njëherit, për gjithë këtë situatë të krijuar, “Betimi për Drejtësi” fton Prokurorin e Shtetit që të adresojë përgjegjësinë e prokurorit Nixha dhe stafit të lokalit në Prizren, që kanosën dhe kundërligjshëm privuan nga liria kameramanin Tahiri’”.
“AGK-ja, i bashkohet thirrjes së “Betimit për Drejtësi” për hetime të plota për incidentin dhe marrjen e masave ndaj të gjithë përgjegjësve, në mënyrë që të mos përsëritet në asnjë rrethanë kufizimi dhe frikësimi i gazetarëve gjatë kryerjes së punës së tyre”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...