Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit, Valon Syla.
AGK-ja këtë sulm e konsideron të papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies në Kosovë.
“Gazetari njëherësh drejtuesi i Gazeta Metro, është sulmuar fizikisht, të hënën në mbrëmje nga tre persona, të cilët dyshohet se e kanë përcjellë atë nga studio e T7, ku ishte i ftuar në debat, deri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Gazetari Syla ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa sipas deklaratave të tij të para për mediet, ka pësuar lëndime në kokë”, thuhet në njoftim.
“Rasti është hapur në Policinë e Kosovës. Ky sulm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies në Kosovë” thuhet në njoftim.
Mes tjerash, AGK-ja u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura që urgjentisht të arrestojnë personat përgjegjës për sulmin dhe që ata të vihen para drejtësisë./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava