Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kontaktuar Zëdhënësin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, për të marrë më shumë informata rreth masave të reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në lidhje qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private nga data 24 mars 2020, gjatë orës 10:00-16:00 dhe nga 20:00 – 06:00.
“Komuniteti i mediave, gazetarët dhe ekipi përcjellës, mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të rregullt, në përputhje me urdhëresat të cilat tashmë janë në fuqi. Gazetarët, kameramanët, fotoreporterë dhe punetorët medial duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional. Gjithashtu, udhëtimin e tyre gjatë përcjelljeve të ngjarjeve në teren, ta bëjnë me vetura zyrtare dhe të regjistruara si pronë e mediumit ku ata punojnë” – thuhet në përgjigjen zyrtare të Kryeziut.
Udhëzimet shtesë do të pasojnë gjatë ditës./arbresh.info
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...