Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se sot janë liruar zyrat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës në Leposaviq të cilat sipas tij ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë.
Këto hapësira sipas Pecit, janë rikthyer nën menaxhimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.
“Në kuadër të shtrirjes së ligjshmërisë dhe sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sot janë ndërmarrë veprimet për lirimin e zyrave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës që ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë që kanë vepruar në Kosovë”, ka shkruar Peci në Facebook.
Ai ka theksuar se ky veprim është i domosdoshëm për të siguruar funksionimin e rregullt të stafit të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.
“Ky veprim është i domosdoshëm për të siguruar funksionimin e rregullt të stafit të APK-së në përmbushjen e objektivave strategjike dhe ligjore për një menaxhim të duhur dhe parandalimin e prerjeve ilegale në rajonin e Leposaviqit dhe për realizimin e detyrave zyrtare në përputhje me mandatin ligjor të institucionit tonë. Në veri me vepra!”, ka shkruar tutje Peci./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...