Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë kanë organizuar ceremoninë e pranimit të certifikatës së Ri-akreditimit të Laboratorëve.
Me këtë rast, ministri Ekrem Mustafa tha se akreditimi i laboratorëve të Agjencisë Kosovare të Forenzikës, është dëshmia më e mirë, për nivelin e lartë të ekspertizës që bëhet në AKF dhe një siguri më shumë për profesionalizmin e punës në të ardhmen.

“Agjencia Kosovare e Forenzikës me misionin, vizionin dhe vlerat që ka, e bën më të kompletuar luftën kundër krimit dhe i jep më shumë kuptim zbatimit të ligjit. Duke qenë në shërbim të ligjit, jemi mbi të gjitha në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjes së interesave të shtetit të Kosovës”, tha ministri Mustafa duke premtuar përkrahjen e mëtejme për AKF-në.

Ndërsa drejtori i AKF-së, z. Blerim Olluri tha se avancimi i teknologjisë, trajnimi, edukimi dhe profesionalizmi i burimeve njerëzore, e veçanërisht standardizimi i metodave shkencore janë elemente të rëndësishme, në ngritjen e kapaciteteve drejt parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit.
Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka gjithsej gjashtë laboratorë me 41 metoda shkencore.
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues