Zyrtarë të lartë të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave po marrin pjesë në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të projektit “Multi-Country Study”, i cili zhvillohet në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, me pjesëmarrjen e shteteve nga rajoni i Evropës dhe Afrikës.
Në një postim në ‘Facebook’ bëhet e ditur se në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, Agjencia përfaqësohet nga Mustaf Gashi dhe Ahmet Durmishi.
“Takimi po mbahet në Romë, Itali, dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e menaxhimit të emergjencave”, thuhet në postim.
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...