Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se nuk është momenti i duhur të organizohet protestë masive dhe se rruga nuk është zgjidhje. Këtë qëndrim Veliu e dha për Gazetën Express menjëherë pas thirrjes së Vetëvendosjes për organizimin e një proteste të madhe për shkak të zhvillimeve të fundit.
“Nuk e besoj që zgjidhet me protesta. Duhet të punojmë m’i forcu institucionet, duhet m’i kry punët brenda. Bile për problemet aktuale rruga nuk është zgjidhje”, tha Veliu për Express.
Sidoqoftë Veliu konsideron se tani nuk është mometi për të organizuar protestë.
“Ne çdo situatë që krijohet e diskutojmë në Kryesi pastaj vendosim. Por nuk e besoj që është moment i mirë me organizu tash protesta”, tha ai.
Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të organizojnë një protestë të përbashkët. Kjo për shkak të zhvillimeve të fundit që po ndodhin në vend./Gazeta Express/
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!