Kryetari i degës së LDK-së, në Podujevë, Agim Veliu, ka thumbuar kandidatin për kryeministër nga radhët Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Para llapjanëve në tubimin e prezantimit të kandidatëve për deputet nga kjo pjesë, Veliu ka thënë se më 14 shkurt do të rrezohen piramidat e sondazheve, raporton arbresh.info
“ 14 shkurti do të jetë ditë e se vërtetës dhe reflektimit. Do t’ju tregojmë të gjithëve se llapi do të vazhdoj të frymoj lirshëm. Brigadat e kuqe komuniste marksiste e leniniste, serish kanë dal në sipërfaqe për të mbjell farën e se keqes. Ata këto ditë për të dëshmuar kush janë po shpërndajnë e lidhin shirita të kuq gjithë andej. Ne nuk do ti lejojmë. Llapjan të dashur nuk do të skuqet llapi e as nuk do të izolohet Kosova. Më 14 shkurt do të rrezohen piramidat e sondazheve”./arbresh.info/
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin