Agim Veliu të hënën është emëruar ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.
Por, ai ende nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës së Podujevës.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar nënkryetari i komunës, Nexhmi Rudari.
“Jo ende nuk ka dhënë dorëheqje, besoj se nesër do ta deponoj dorëheqjen dhe pastaj kompetencat kalojnë të nënkryetari derisa i gjithë procesi zgjedhor të përfundoj ashtu siç është i paraparë me ligj”, ka thënë Rudari.
Ndryshe i sapo zgjedhuri në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, veç pozitës së krytarit të komunës së Podujevës është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Veliu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, Ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, ndërsa në krye të komunës së Podujevës është që nga viti 2009.
Agim Veliu, aktualisht është edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës./arbresh.info/
Agim Veliu ministër, Podjuva përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira