Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo dhe Partia Alternativa përmes një komunikate të përbashkët njoftojnë se koalicioni i tyre nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare.
Në komunikatën e tyre për media thuhet se janë duke punuar intensivisht në hartimin e programit, shkruan Arbresh.info
“Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës”, thuhet në kumtesën e përbashkët.
Komunikata e plotë:
Jemi dhe do të jemi bashkë edhe në procesin e ardhshëm zgjedhor
Duke u bazuar në partneritetin e mirë dhe të shëndoshë në mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa, njoftojmë opinionin e gjerë, anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë se koalicioni ynë formal i dëshiruar nga të tri partitë tona, nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare.
Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës./Arbresh.info
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë