Afaristi shqiptar në Gjermani, Bahri Tahiri, ka dhuruar mijëra euro si kontribut për Spitalin e Mitrovicës, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Bekim Brestovci.
Ai ka bërë të ditur se Tahiri ka dhuruar pajisje për spitalin e Mitrovicës në vlerë prej 75 mijë eurosh, ndërsa ka mbuluar edhe transportin e pajisjeve në vlerë prej 11 mijë e 500 eurosh.
Brestovci e ka përgëzuar afaristin Bahri Tahiri për këtë kontribut.
“Ky veprim juaji human, tek shumë persona me nevojë do ta zgjojë ndjenjën e besimit që në ballafaqimin e tyre me sëmundjen, ka kush t’ ju qëndrojë pranë me gatishmërinë për t’jua përmirësuar kushtet gjatë hospitalizimit, për tretman të nevojshëm mjekësor. Vlera e donacionit tuaj prej 75.000€ dhe shpenzimet për transportin e pajisjeve në vlerë prej 11.500€, janë një dëshmi e madhe e një gatitshmërie dhe vullneti tē mirë të një mërgimtari për bashkëkombësit e tij dhe vendin në përgjithësi”, ka shkruar Brestovci në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Për fund, ai ka uruar që aktivitete humanitare të ngjashme të organizohen vazhdimisht.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit