Kosovarët të cilët marrin leje qëndrim në Suedi, për t’u pajisur me numra personal, duhet të regjistrohen në një nga zyrat e Administratës Tatimore (Skatteverket) të këtij shteti.
Mirëpo në vend se ky institucion t’i regjistrojë kosovarët vetëm si shtetas të Kosovës, ata po regjistrohen si shtetas të Serbisë dhe kjo gjë po i shqetëson ata, shkruan Nobelpress, transmeton klani.
Ankuesit janë duke u përpjekur që përmes metodave ligjore dhe diplomatike të marrin masa ndaj këtij problemi të cilin ata e quajnë diskriminues.
Kujtojmë se Suedia është njëra ndër shtetet që i ka ndihmuar kosovarët gjatë periudhës së luftës si dhe e ka njohur Pavarësinë e Kosovës pas 17 shkurtit të vitit 2008.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...