Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se deputetë Adem Hodza i cili ishte pjesë e Grupit Parlamentar të 6+ ka kaluar te Lista Serbe.
Ajo ka njoftuar se si rrjedhojë ky grup është shpërbërë.
“Largohet Adem Hodza nga grupi parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe. Grupi parlamentar nga nesër nuk ekziston më, i humb të drejtat e përfaqësimit në komisione parlamentare përveç komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve. Sa i përket përfaqësimit në komisione, plotësimi do të bëhet nga grupi parlamentar i pozitës, në këtë rast në komision plotësimi do të bëhet nga një deputet i LDK-së”, ka thënë ajo.
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’