Vizita e të dërguarit special të presidentit Trump, Richard Grenell, në ditën e sotme u vlerësua si një ngjarje e mirë për shumë projekte zhvillimore për vendin.
Kështu e sheh Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.
“Vizita e sotme e ambasadorit Grenell, që do të pasojë me vizitat tjera në Greqi, Serbi e pastaj edhe në Izrael, do të ketë ndikim në tërë rajonin”, deklaroi Abrashi.
“Delegacioni i sotëm amerikan, 14 përfaqësues, dëshmon qartë përkushtimin e SHBA’së për investime në Kosovë. Tani investime të tilla e ndryshon qasjen e e pozicionin e Kosovës në aspektin strategjik, nga një vend i cili nuk ka qasje as rrugore, as hekurudhore e as ajrore me Evropën Juglindore, ndërsa tani kjo do të mundësohet qasja e saj me këtë pjesë të kontinentit e përmes saj edhe me Evropën Qendrore”, tha Abrashi për televizionin publik të Kosovës./Arbresh.info/
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së