Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje i duhet një reformë e thellë, edhe për mënyrën se si VV-ja bën politikë por edhe për mënyrën se si kjo parti diskuton me partnerët.
Kështu deklaroi i pari i LDK-së gjatë konferencës për media, ku ka shtuar edhe se fakti që LVV’ja s’arrin të sigurojë zgjidhje edhe pse i ka 48 deputetë, është shenjë se ‘‘diçka s’është në rregull’’, me këtë parti, raporton Arbresh.info
‘‘Jo, jo, nuk është e mbyllur për asnjë parti për të ardhmen. Ne nuk kemi blloqe afatgjate, unë po flas për atë çfarë kemi parë për katër vitet e fundit, për çfarë kemi deklaruar për katër vitet e fundit, dhe integritetin politik tonin. Ne besojmë thellësisht që VV-së i duhet një reformatim i thellë, mënyrën se si bën politikë, mënyrën se si diskuton me partnerët. Fakti që e vendos në korner vetën në qosh, dhe s’del zgjidhje me 48 deputetë, do të duhej të ishte me shenjë e mjaftueshme për një parti që diçka s’është në rregull me ju’’, ka thënë ai./Arbresh.info
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani