Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përkujton veprimtarin e shquar, Heroin e Kosovës, Xhemail Mustafa në 25 vjetorin e vrasjes së tij.
“Nëntori i festave tona kombëtare mbetet muaj i dhembjes për familjen Mustafa, për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për mbarë vendin. Pikërisht më 23 nëntor 2000, u nda padrejtësisht nga jeta Xhemail Mustafa, intelektuali, veprimtari dhe demokrati i madh, i cili u godit tinëzisht para banesës e familjes. Vrasja e tij shtoi një hallkë të re në zinxhirin e atentateve mizore ndaj intelektualëve shqiptarë. Xhema ishte fjalëpaku, punëtori i palodhur, njeriu i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Si ideator, themelues dhe veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai qëndroi përkrah Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në vitet më të vështira të shtetformimit. Jeta dhe vepra e tij dëshmojnë një rrugëtim të mbushur me mund, sakrificë e përkushtim të pakompromis”, tha ai.
Sipas tij, si gazetar, publicist e shkrimtar, arma e tij më e fortë ishte pena e cila mbeti besnike ndaj tij edhe pas vdekjes.
“Përmes librave e shkrimeve të shumta, ai na kthen në vitet më të errëta të ekzistencës sonë kombëtare. Vepra “Një lutje për Prishtinën” është pasqyrë e gjallë e realitetit të Kosovës së vitit 1999. Xhemail Mustafa ishte zëri kumbues i së vërtetës për luftën në Kosovë, një zë që jehonte deri në qendrat më të mëdha ndërkombëtare. Edhe pse fizikisht u shua, ideali i tij, kontributi atdhetar, mendimi i tij publicistik e krijimtaria poetike mbeten përjetësisht gurëthemel i Republikës sonë. Nëntori i festave u bë i pamëshirshëm për ne me humbjen e ikonës së LDK-së. Dhimbja rritet çdo ditë që zbardhja e këtij krimi mungon. Ata që s’e deshën lirinë e Kosovës, nuk e deshën as Xhemën. Detyrim i yni është gjetja e autorëve të këtij krimi, për Xhemën dhe për Kosovën. I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarin e shquar, Xhemail Mustafa”, tha ai.
Ndryshe nesër (e hënë), nga ora 12:00, në ish-objektin e Gërmisë (pranë sheshit Skenderbeu), organizohet Akademi Përkujtimore.
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...