Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Ai ka uruar që Krishtlindjet t’i gjejnë besimtarët e besimit të krishterë me shëndet paqe e mirësi.
Abdixhiku ka qenë në pritjen e organizuar nga Imzot Dodë Gjergji ku ka përcjellur urimet e LDK-së.
“Gëzuar për shumë mote”, ka shkruar ai ndër të tjera, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sonte, unë e Albina, ishim mysafirë në pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.
Nga Qendra “Bogdanipolis” në ambientin e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë i përcollëm urimet tona dhe të Lidhjes Demokratike për të gjithë besimtarët e krishterë që sonte shënojnë e festojnë Krishtlindjen.
Uroj që kjo Krishtlindje, familjet tuaja t’i gjej me shëndet paqe e mirësi; që dhurata e vërtetë që merrni në këtë festë të jetë koha e lumtur që kaloni me ta.
Uroj që kjo natë e kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati, siç kemi ditur të jemi gjithherë.
Nga të gjithë ne në LDK,
Gëzuar, për shumë mote!
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...