Abdixhiku tregon çfarë diskutuan me Osmanin

22:34 | 12 Prill 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në facebook, Abdixhiku tha se biseduan për temat me interes kombëtar.

“Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara