Lideri i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar sot me eurodeputetin austriak, Lukas Mandl.
Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se miqtë e Kosovës, si Mandl, janë të rrallë.
Kryetari i LDK-së po ashtu ka theksuar se eurodeputeti austriak në çdo paraqitje të tij, flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë si dhe flet për të ardhmen e Kosovës.
“Lukas Mandl, eurodeputeti austriak, është një ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian. Në Kongresin e fundit të Partive Popullore Evropiane ai madje sponsorizoj rezolutën tonë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Rezoluta morri mbështetjen e mbi 500 delegatëve aty”, ka thënë ai.
“Në çdo paraqitje të tij, kudo nëpër Evropë, ai flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë; flet për të ardhmen e vendit tonë si pak zëra tjerë nëpër Evropë”, ka vijuar kryetari i LDK-së.
“Miqtë e Kosovës, sikurse Lukas Mandl, janë të rrallë. Sot, me bashkëpunëtorë, drekuam me të në Prishtinë. Në emër të të gjithë kosovarëve, e falenderuam nga zemra për gjithë përkushtimin e treguar ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka përfunduar Abdixhiku./arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët