Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot një konferencë për media.
Në këtë konferencë ai tha se siç edhe jeni në dijeni se LDK kishte sugjeruar një qeveri të unitetit, shkruan Arbresh.info.
“Ky propozim ishte ndërtuar me ndjenjën e përgjegjësisë së përbashkët por u prit me përbuzje nga kundërshtarët tanë politik, na u tha se ka kaluar koha e UNMIK-ut, qëllimi jomë ishte dalja nga kriza për një tranzicion të përgjegjshëm drejt një rruge të përbashkët” tha ai.
Tutje ai tha se e gjithë kjo ishte kundërshtuar fuqishëm nga partitë tjera.
“Në fund të bllokadës tetë mujore, Kosovës po i ofrohet një opsion i një vendimi politikë, jemi shumë vonë, dhe qeveri te pakicës nuk mund të këtë më në Kosovë, ne rikujtojmë se në demokraci pakica nuk mund të vendos për shumicën, çdo qeveri legjitime duhet ta përfaqësoj shumicën qytetare, kjo është demokraci, ajo e cila po na servohet është monarki, po trashëgohet mandati nga Albini në Glaukun” tha Abdixhiku.
Po ashtu ai shtoi se sot ka shumë rëndësi se çka vendos parlamenti.
“Kjo lojë politike ka për synim vonesën për disa ditë, nuk fituan më beteja në Kosove me etika primitive, LDK e konsideron çdo ditë të humbur për zgjatjen e krizës, ose je me popull ose je me krizën, në këto rrethana Glauk Konjufca duhet të jetë i sinqertë me vetën më shumë se që është kryetari i tijë, sepse nuk ka votë të shumicës” shtoi ai.
Tutje kreu i LDK-së shtoi se nuk është fundi i botës po të thuhet se nuk kemi shumicë, me pas do të bëhet vonë të i trajtojë ato.
“Sot për fund pas 8 muajve dhe pas disa shkeljeve të kushtetuese, zgjedhja e vetme ka mbetur zgjedhjet e reja” , përfundon ai./Arbresh.info/

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...