Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kanë kërkuar nga qeveria për zbutjen e çmimit të derivateve në mënyrë që të ketë një stabilitet të çmimeve për një periudhë afatshkurtër.
Abdixhiku në T7 tha se këto rekomandime që i kanë dhënë janë refuzuar vetëm pse janë dhënë nga LDK-ja.
“Qeveria duhet t’u sigurojë qytetarëve tanë se vaj do të ketë, mos bleni me çmime të larta. Por edhe vaji s’është problemi kryesor. Sepse kostoja e vërtet është e lëndës së parë në Kosovë që janë derivatet. Prandaj ne kemi kërkuar që veproni në zbutjen e çmimit të naftës, derivateve, në mënyrë që të ketë stabilitet të çmimeve të menjëhershme për një periudhë afatshkurtër.
Këto rekomandime që i kemi dhënë kam bindje që janë refuzuar vetëm pse i kemi dhënë ne. Nuk ka arsye tjetër logjike sepse një javë më pas Maqedonia ka marrë masa të njëjta”, tha Abdixhiku.
Ai tha se përfituesi i vetëm i inflacionit të lartë është qeveria.
“Tani çmimet i ke të ngritura dhe të stabilizuara lartë. Cmimet e energjisë elektrike vijnë të larta, çmimet bazike të larta, qeveria vazhdon të merr taksa prej kësaj punë. I vetmi përfitues i një situate të tillë ekonomike të inflacionit të lartë është qeveria”, shtoi Abdixhiku.
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë