Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se situata në vend është shumë e keqe, duke shtuar se koalicioni qeverisës s’është në gjendje të nisë seancë vet dhe tash është duke pritur që kuorumin ta bëjë me votat e Listës Serbe.
Në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se kishin kërkuar një rezolutë për mbrojtjen e territorit të Kosovës, por as kjo nuk ka ndodhur.
“E tëra çfarë kërkuam ishte rezolutë për mbrojtjen territoriale të Republikës. Një rezolutë me një pikë. Kaq e thjeshtë ishte. Nuk ishin në gjendje as këtë të bëjnë”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje ai ka thënë se Kosova nuk ka qenë asnjëherë në gjendje më të keqe, duke iu referuar kështu shtyerjes së seancës për të pritur sipas tij, votat e Listës Serbe.
“Shantazhuan me audio incizime njëri tjetrin; ndanë pazare karrigesh mes vete; thirrën takime të natës; organizuan paraseanca mëngjesi; riblenë deputetë të opozitës – dhe sërish s’janë në gjendje të nisin seancë. Në pritje të pazareve shantazuese tjera; në pritje të Listës Serbe. Çfarë trishtimi. Për platformë negociuese me Serbinë, Kosova varet nga votat e vet Serbisë. Kurrë më keq e kurrë më poshtë se kaq s’kemi qenë. Shembulli i tmerrshëm i përfaqësimit politik. Model i gërditshëm që turpëron secilin njeri me minimalisht dinjitet”, është shprehur Abdixhiku.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...