Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiuku, sot është takuar me banorët e Prishtinës ku ka ripërsëritur nevojën për koordinim të ngushtë me ShBA-në.
Abdixhiku tha se kjo është domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese me adresë në Serbi.
Sipas tij, provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja.
“Sonte, ripërsëritëm nevojën për koordinim të ngushtë me ShBA-të, si domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese me adresë në Serbi”, tha Abdixhiku.
“Provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja. Ato synim kanë rrënimin e shtyllave kryesore të Republikës sonë – sovranitetin në veri me fokus të veçantë. Përballë provokimeve të tilla, Kosova duhet të tregojë maturi, angazhim për ligjshmëri, unitet të brendshëm politik e koordinim me aleatë. Kështu, si në çdo moment të vështirë, do t’ia dalim përballë secilës sfidë”, shtoi tutje ai.
“Çdo ecje ndryshe, do të ketë pasoja të rënda për vendin. Ne do të vazhdojmë takimet me qytetarë. Në çdo qytet e çdo fshat. LDK-në do ta mbajmë në bashkëbisedim me qytetarë. Rruga jonë politike do të shtrohet së bashku me ta”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./arbresh.info/
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...