Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se do të rimodelohen ‘megapagat’ e menaxherëve të Trustit Pensional të Kosovës.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Abdixhiku i ka quajtur çmenduri pagat e larta të udhëheqësve të Trustit.
Ai kashtuar se në Komisionin për Buxhet dhe Financa kanë vendosur që të rimodelojmë kompensimin, duke sjellë kompensimin e Trustit në nivel të Bankës Qendrore.
Statusi i plotë:
Tash, Sa herë që flitet për Trustin Pensional të Kosovës, flitet – me plot të drejtë – edhe për pagat marramendëse për menaxhmentin e këtij institucioni; hiç më pak se 6 mijë euro në muaj.
6 mijë euro është paga më e lartë publike në vend. Është e padrejtë, e pakuptimtë, e në fund të ditës edhe e trishtë që një Kosovë e varfër të paguajë kaq shumë. Një shpërputhje me realitetin kosovar si kjo, s’do të duhej të kishte vend asnjëherë. Nuk ka arsyetim. Por është toleruar si e tillë tash e 12 vjet.
Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse një tolerim i tillë ka ngjarë. Deri sa kam marrë nën udhëheqje Komisionin për Buxhet dhe Financa. Aty e kam kuptuar se ndalja e kësaj çmendie është në dorë tonën. Fare e lehtë.
Rrjedhimisht, bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit – unanimisht – kemi vendosur të rimodelojmë kompenzimin; duke sjellur kompenzimin e Trustit në nivel të Bankës Qendrore – e asnjë euro më shumë. Zvogëlimi i megapagave mund të mos prodhojë shumë kursime ne fotografinë makro, porse jep një model të përgjegjshëm të menaxhimit të parasë publike, për çka kemi nevojë shumë.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...